Përfundon raundi i 6-të i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë

Agjencia Turke e Lajmeve AA, bën të ditur se Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka njoftuar se raundi i 6-të i bisedimeve për Sirinë në qytetin Gjenevë të Zvicrës ka përfunduar pa u diskutuar 4 çështjet kryesore.

Përfundon raundi i 6-të i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë

Agjencia Turke e Lajmeve AA, bën të ditur se Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka njoftuar se raundi i 6-të i bisedimeve për Sirinë në qytetin Gjenevë të Zvicrës ka përfunduar pa u diskutuar 4 çështjet kryesore që formojnë themelin e negociatave.

Në ditën e fundit të bisedimeve të raundit të 6-të të këtyre bisedimeve të cilat filluan më 16 maj në Gjenevë, Mistura ka mbajtur takime ndarazi me kryesuesin e delegacionit opozitar Nasir el-Hariri dhe me delegacionin e regjimit të Beshar Esadit.

Në një konferencë për shtyp pas takimeve Mistura tha se "Sot kemi përfunduar raundin e 6-të të bisedimeve për Sirinë në Gjenevë".

Mistura është shprehur se "Në këtë raund dëshiroja të nisja procesin e takimeve të përbërë nga ekspertët. Kam kërkuar nga palët duke i ftuar të marrin pjesë në këto takime. Në këtë mënyrë ndarazi nga bisedimet kryesore kemi nisur procesin e takimeve, ku diskutohen çështjet ligjore dhe kushtetuese që kryhen me pjesëmarrjen e ekspertëve. Në këto negociata kanë kryesuar ekspertët e OKB-së. Me të vërtetë jam i kënaqur për nisjen e këtij procesi".

Ndër të tjera pasi ka theksuar se takimet me ekspertët nuk kanë qëllim të mbushin vendin e bisedimeve të kryera me krerët e delegacioneve të opozitarëve edhe regjimit, Mistura tha se kjo kontribuon për 4 temat kryesore të takimeve.

"Nuk bëjmë planin e përgatitjes së projektkushtetutës së re"

Në fjalën e tij Mistura ka theksuar se "Me këto takime nuk kemi për qëllim planin e përgatitjes së projektkushtetutës së re për Sirinë. Kjo duhet të kryhet nga sirianët". Ai ka shpjeguar se në raundin e ardhshëm kanë planifikuar të diskutojnë 4 temat kryesore, si dhe do të vazhdojnë njëkohësisht edhe procesin e takimeve të përbërë nga ekspertët.

 



Lajme të ngjashme