Ambasadorja e SHBA-ve në OKB do të vizitojë Turqinë

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley ka bërë të ditur se vizita e parë e saj jashtë vendit do të jetë në Turqi dhe Jordani.

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB do të vizitojë Turqinë

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, vizitën e parë jashtë vendit do ta kryejë në Turqi dhe Jordani.

Ambasadorja Haley ka konfirmuar se mes datave 19-25 maj do të vizitojë Turqinë dhe Jordaninë.

Përfaqësuesja e përhershme theksoi se me autoritetet e të dy vendeve do të diskutojë për refugjatët që janë detyruar të largohen nga vendet e tyre për shkak të luftës në Siri dhe në lidhje me çështjen se si SHBA-të mund të ofrojnë ndihmë për vendet që strehojnë këta refugjatë.

Haley është shprehur se do të vizitojë kampet dhe shkollat për refugjatët në të dyja vendet. 

Turqia strehon afërsisht 3 milionë, ndërsa Jordania 659 mijë refugjatë sirianë.



Lajme të ngjashme