Juncker pranon kandidaten bullgare për postin e komisionerit të Ekonomisë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pranoi të martën kandidaturën për një post komisioneri të Maria Gabriel, propozuar nga Bullgaria pas dorëheqjes në fund të vitit 2016 të përfaqësueses së saj...

Juncker pranon kandidaten bullgare për postin e komisionerit të Ekonomisë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pranoi të martën kandidaturën për një post komisioneri të Maria Gabriel, propozuar nga Bullgaria pas dorëheqjes në fund të vitit 2016 të përfaqësueses së saj për të marrë detyrën e shërbimeve digjitale.

“Pas një takimi të organizuar të martën, Juncker njoftoi për Gabriel, eurodeputetja bullgare, se dëshironte t’i besonte portofolin e Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale”, u theksuan në një komunikatë.

Ajo do të rimarrë gjithashtu portofolin e gjermanit, Gunther Oettinger, i cili kishte marrë përgjegjësitë për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore pas dorëheqjes së Kristalina Georgieva, përfaqësuesja e mëparshme bullgare brenda kolegjit të komisionerëve.

Lindur më 20 maj 1979, Maria Gabriel është deputete evropiane që prej vitit 2009 dhe zëvendëspresidente e Partisë Popullore Evropiane (PPE, e djathtë) në Parlamentin e Strasburgut.

Ajo është anëtare e Komisionit mbi Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian dhe ka drejtuar në vitin 2016 misionin mbikëqyrës të BE-së për zgjedhjet presidenciale në Gabon.



Lajme të ngjashme