Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Juncker përshëndet rrugën e re politike të Francës

Përmes një mesazhi drejtuar kryeministrit të ri francez, Edouard Philippe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka përshëndetur rrugën politike të re të Francës.

Juncker përshëndet rrugën e re politike të Francës

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përshëndeti të martën kryeministrin e ri francez, Edouard Philippe në një letër të bërë publike duke përshëndetur rrugën politike të re të ndërmarrë nga Franca.

Juncker i shprehu urime të sinqerta Edouard Philippe, emëruar të hënën nga presidenti francez, Emmanuel Macron në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Twitter”.

“Emërimi juaj është për mua shenjë që Franca, nën autoritetin e presidentit të saj, po angazhohet në një rrugë të re politike me burra dhe gra me ndjeshmëri të ndryshme, por me të njëjtën ambicie, për të bashkuar francezët dhe për t’i çuar drejt të ardhmes”, shkruan Juncker.

Kreu i ekzekutivit evropian, anëtar i Partisë Popullore Evropiane (PPE që grupon partitë e të djathtës evropiane) shprehu gjithashtu mbështetjen e plotë për kryeministrin e ri duke nënvizuar se Franca dhe BE-ja do t’u bëjnë ballë sfidave të përbashkëta për sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, punësimit dhe sigurisë së brendshme dhe të jashtme.



Lajme të ngjashme