Franca kërkon një ristrukturim historik të Evropës

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi të hënën një ristrukturim historik të Evropës përballë rritjes së populizmave dhe rrezikut të shpërbërjes.

Franca kërkon një ristrukturim historik të Evropës

“Reagimi përballë këtyre fenomeneve mund të bëhet vetëm nëpërmjet një ristrukturimi historik të Evropës duke përfshirë veçanërisht reformat në Francë, por gjithashtu dhe një punë bindëse nga Angela Merkel”, theksoi Macron në Berlin pas një takimi me kancelaren gjermane.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh kundër një bashkimi të borxheve të së kaluarës mes vendeve të zonës euro, por u tregua i hapur për një mekanizëm të tillë për projektet e ardhshme, gjatë vizitës në Berlin.



Lajme të ngjashme