Të burgosurit palestinezë i rezistojnë presionit izraelit

Qindra të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, janë futur të hënën në ditën e 29-të të grevës së urisë në të cilën kërkojnë kushte më të mira.

E udhëhequr nga i burgosuri me dënim më të gjatë, Marwan Barghouti, greva konsiderohet të jetë më masivja në disa nga vitet e fundit. "Greva synon të kthejë shumë nga të drejtat e të burgosurve të cilat janë mohuar nga administrata e burgjeve izraelite", tha për AA, Issa Qaraqe, në cilësi të kreut të Komitetit të të Burgosurve në kuadër të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Sipas tij, palestinezët kërkojnë rikthimin e vizitave të familjarëve dy herë në muaj, të cilat u ndaluan vitin e kaluar, si dhe kërkojnë tu lejohen vizita nga farefisi i brezit të dytë. “Ata gjithashtu kërkojnë rritjen e kohëzgjatjes së vizitave nga 45 në 90 minuta dhe tu lejohet fotografimi me familjarët”, tha ai për të shtuar se kërkesat përfshijnë edhe lirimin e të burgosurve të sëmurë dhe fundin e paraburgimit administrativ. 

Lajme të ngjashme