George Vella: Turqia është një partnere strategjike për Evropën

Ministri i Jashtëm i Maltës tha se populli dhe zyrtarët turq do të vendosin për të ardhmen e marrëdhënieve me BE-në.

George Vella: Turqia është një partnere strategjike për Evropën

Ministri i Jashtëm i Maltës, Xhorxh Vela (George Vella), vendi i të cilit është kryesuesja e radhës e Bashkimit Evropian, bëri të ditur se Turqia është një partnere strategjike për Evropën.

Në një deklaratë të bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA), Xhorxh Vela tha se populli dhe zyrtarët turq do të vendosin për të ardhmen e marrëdhënieve me BE-në, ndërsa shtoi se qasja në këtë temë në këtë mënyrë vjen nga nevoja e respektit të sovranitetit të Turqisë.

“Në mbledhjen e mbajtur në Maltë më 28 prill, pjesëmarrës i së cilës ishte edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Bashkimi Evropian dha mesazhin se dëshiron ti mbajë të hapur kanalet e komunikimit me Turqinë”, deklaroi Vela ndërsa theksoi se janë të hapur për të biseduar dhe debatuar çështjet me Turqinë.

Xhorxh Vela bëri të ditur se është për të ardhur keq që marrëdhëniet dëmtohet për shkak të disa vendimeve të marra, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Mes BE-së dhe Turqisë ka një lidhje të fortë. Turqia për Evropën është një partnere strategjike dhe ne duhet ti qasemi problemeve me rrugë diplomatike”.



Lajme të ngjashme