Ekspertët e vendeve garantuese do të bisedojnë në lidhje me formimin e zonave të sigurisë në Siri

Lavrov tha se në lidhje me zonat e sigurisë për formimin e të cilave është vendosur në fillim të muajit në Astanë të Kazakistanit, duhet të merret miratimi i të gjithë vëzhguesve përfshirë edhe të qeverisë së Sirisë.

Ekspertët e vendeve garantuese do të bisedojnë në lidhje me formimin e zonave të sigurisë në Siri

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov bëri të ditur se ekspertët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të mblidhen brenda 10 ditëve për të biseduar në lidhje me zonat e sigurisë që do të formohen në Siri.

I ndodhur në Alaskë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pjesëmarrje në mbledhjen e Këshillit Arktik, ministri i Jashtëm rus bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.

Lavrov tha se në lidhje me zonat e sigurisë për formimin e të cilave është vendosur në fillim të muajit në Astanë të Kazakistanit, duhet të merret miratimi i të gjithë vëzhguesve përfshirë edhe të qeverisë së Sirisë.

Sergej Lavrov gjithashtu tha se kanë zhvilluar bisedime edhe në lidhje me vendet e treta për të marr pjesë si vëzhgues në zona të sigurisë, ndërsa shtoi se “Në kuadër të marrëveshjes është e nevojshme të ftohen si vëzhgues edhe vendet e treta. Ne jemi duke zhvilluar bisedime me pjesëmarrësit e mundshëm”.

Në anën tjetër Lavrov tha se gjatë takimit të tij ditën e hënë me Presidentin Danëlld Tramp (Donald Trump) dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tillerson (Rex Tillerson) në Uashington (Washington) nuk kanë biseduar në lidhje me dërgimin apo jo të vëzhguesve për zonat në fjalë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne bëmë të ditur se do të mirëpresim çdo kontribut të ShBA-së në këtë proces”, deklaroi Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus i bëri një vlerësim edhe të ardhmes së marrëdhënieve Rusi-ShBA ku tha se “Në krye të ShBA-së ndodhet një administratë e re. Udhëheqja e Trampit duhet të vendos se cilat do të jenë mjetet e duhura për zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë”.

Duke pohuar se gjatë vizitës së tij në Uashington Tramp shprehu gatishmërinë për normalizimin e marrëdhënieve, Lavrov tha se “Jemi të gatshëm për të vepruar në masë dhe shpejtësi të nevojshme me administratën e Trampit, i cili në këtë kontekst përpiqet për të formuar politikën e jashtme dhe ekipin e tij”.



Lajme të ngjashme