Denuklarizimi i Phenianit, objektiv i përbashkët i Xi dhe Moon

Marrëdhëniet mes Pekinit dhe Seulit janë tensionuar muajt e fundit nga vendosja në Korenë e Jugut të mburojës amerikane kundërraketore “Thaad”.

Denuklarizimi i Phenianit, objektiv i përbashkët i Xi dhe Moon

Presidentët kinez, Xi Jinping dhe koreanojugor, Moon Jae In ranë dakord mbi faktin se denuklarizimi i Koresë së Veriut është një objektiv i përbashkët, theksoi sot zyra shefit të ri të shtetit koreanojugor.

Marrëdhëniet mes Pekinit dhe Seulit janë tensionuar muajt e fundit nga vendosja në Korenë e Jugut të mburojës amerikane kundërraketore “Thaad”.

Ky sistem mendohet që të mbrojë Korenë e Jugut nga kërcënimi balistik koreanoverior, por Kina ngre dyshime mbi këtë sistem që sipas saj synon edhe kapacitetet e saj ushtarake.

Pekini ka marrë një seri masash kundër sipërmarrjeve koreanojugore, që Seuli i konsideron si veprime të reprezaljeve ekonomike.



Lajme të ngjashme