Presioni i terroristëve të PYD-së pengon kthimin e kurdëve sirianë në Kobani

Kurdët e Sirisë nuk po kthehen dot në tokat dhe shtëpitë e tyre për shkak të pengesave dhe presionit të PYD-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK...

Presioni i terroristëve të PYD-së pengon kthimin e kurdëve sirianë në Kobani

Kurdët e Sirisë nuk po kthehen dot në tokat dhe shtëpitë e tyre për shkak të pengesave dhe presionit të PYD-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK.

Të strehuar në Turqi si një ndër zgjidhjet e pakta për t’i shpëtuar tiranisë së organizatës terroriste DAESH që prej ofensivës së kësaj të fundit në Ayn al-Arab (Kobani), kurdët sirianë nuk po kthehen dot në shtëpitë e tyre si pasojë e qëndrimit të PYD-së, një tjetër organizatë terroriste, edhe pse në këtë zonë nuk ka luftime prej një kohe të gjatë.

Rreth 30 mijë kurdë, që u detyruan të braktisin tokat dhe banesat e tyre në vitin 2014, menjëherë pas intensifikimit të luftimeve në Ayn al-Arab, distrikt në veri të Sirisë i varur nga provinca e Halepit, jetojnë ende sot e kësaj dite në kampin me çadra, ngritur enkas për ta gjatë asaj periudhe në qytezën Suruç të provincës turke të Gaziantepit.

Kur u strehuan në Turqi, familjet viktima të luftës civile siriane planifikonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre sa më parë të ishte e mundur, në rast se DAESH-i tërhiqej nga Ayn al-Arabi; ndërsa tani janë të pikëlluara nga pamundësia për t’u kthyer në atdheun e tyre për shkak të pengesave dhe presionit të organizatës terroriste PYD, okupatorja e radhës në atë zonë.

Edhe pse janë pritur nga Turqia në kushtet më të mira të mundshme, kurdët sirianë kanë mall për atdheun e tyre dhe kërkojnë që organizatat terroriste të largohen prej atje.

Shumë refugjatë theksojnë se punët s’po shkojnë mirë në Kobani, se janë tmerrësisht të shqetësuar e të frikësuar nga kthimi në vendlindje dhe se nuk u besojnë aspak forcave të armatosura në atë zonë.

Këta refugjatë, që përfaqësojnë edhe pjesën më të vuajtur të popullit sirian nga lufta civile, mbi të gjitha shprehen kategorikisht kundër copëtimit të territoreve të vendit të tyre.



Lajme të ngjashme