Netanyahu: ShBA dhe Izraeli kanë një aleancë të fort

Netanyahu priti në takim shefin e Shtabit të Forcave të SHBA-së, Joseph Dunford.

Netanyahu: ShBA dhe Izraeli kanë një aleancë të fort

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë një aleancë të fortë.  

Benjamin Netanyahu është takuar me shefin e Shtabit të Forcave të SHBA-së, Joseph Dunford.

Sipas deklaratës së bërë nga Kryeministria e Izraelit takimi i tyre është realizuar në Tel-Aviv, në kuadër të vizitës së Dunford-it në Izrael.

Në takim është diskutuar çështja e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Në deklaratë shtohet gjithashtu se Netanyahu është shprehur se: "Mes Izraelit dhe SHBA-ve ka një aleancë të fortë, ndërsa kjo aleancë është e pranishme edhe mes ushtrive të Izraelit dhe SHBA".



Lajme të ngjashme