Ushtarët izraelitë vazhdojnë të arrestojnë palestinezët në Bregun Perëndimor

Në Bregun Perëndimor, që gjendet nën pushtimin e ushtarëve izraelitë, u arrestuan 15 palestinezë.

Ushtarët izraelitë vazhdojnë të arrestojnë palestinezët në Bregun Perëndimor

Në Bregun Perëndimor, që gjendet nën pushtimin e ushtarëve izraelitë, u arrestuan 15 palestinezë.

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite bëhet e ditur se në zona të ndryshme të bregut perëndimorë u arrestuan 15 palestinezë, 3 prej tyre anëtarë të Hamasit.

Bëhet e ditur se arrestimet janë intensifikuar në qytetin El Halil, Kampin Shems Nur, fshatin Ceyus, qytezat Takku dhe Shezh Sa’d.

Forcat izraelite duke bastisur shpesh shtëpitë e palestinezëve në tokat e pushtuara në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas raportit të përgatitur nga institucionet palestineze, në burgjet izraelite ka rreth 7 mijë palestinezë.



Lajme të ngjashme