Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Norvegji - Oslo do të mirëpresë takimin ShBA-Kore e Veriut

Zyrtarët e të dyja vendeve do të takohen në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë për të biseduar në lidhje çështjet që tensionuan marrëdhëniet mes dy vendeve.

Norvegji - Oslo do të mirëpresë takimin ShBA-Kore e Veriut

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Koresë së Veriut do të takohen në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë për të biseduar në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara.

Ky takim do të jetë i ngjashëm me atë të zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës në gusht të vitit të kaluar.

Sipas lajmit që përcjell kanali televiziv norvegjez, NRK, qeveria e Norvegjisë nuk luan rol në këtë takimin dypalësh.

Zëdhënësi i qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, e cila është aleati i rëndësishëm i Koresë së Veriut, nuk dha ndonjë informatë në lidhje me konfirmimin e takimit të planifikuar në Oslo.

Ndërkaq edhe kanali televiziv japonez, Asahi, njoftoi se diplomatët e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Oslo dhe diplomatët koreanoverior synojnë të zhvillojnë një takim.

Marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Koresë së Veriut janë tensionuar pas deklaratave të ashpra të bëra nga të dyja palët pas vazhdimit të testimit të raketave nga ana e Koresë së Veriut. Javën e kaluar Papa Françesku kishte propozuar ndërmjetësimin e një vendi të tretë ku do të mund të takoheshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Veriut për të biseduar në lidhje me problemet.



Lajme të ngjashme