Në Gjermani arrestohet një ushtar tjetër i dyshuar për terrorizëm

Në kuadër të hetimit që zhvillohet në Gjermani në lidhje me togerin Franco A, i cili u arrestua me akuzën se po planifikonte një sulm terrorist racist, është vënë në pranga edhe një ushtar tjetër.

728970
Në Gjermani arrestohet një ushtar tjetër i dyshuar për terrorizëm

Në një deklaratë të bërë nga Prokuroria Federale thuhet se ushtari me emrin Maximilian T. i arrestuar në Kehl në landin e Baden-Vyrtembergut bashkë me ekstremistët e djathtë Franco A. dhe Mathias F., të cilët ishin arrestuar më 26 prill, akuzohen për planifikim të një akti të rëndë të dhunshëm me rrezik për shtetin. Prokuroria kërkon nxjerrjen e të pandehurit para gjykatës me kërkesë vendosjen e masës së arrestit me burg.

Në listën e pandehurve, të cilët kishin bërë plane për të sulmuar politikanë dhe drejtues të shtetit me motivin se “kanë ndjekur një politikë të gabuar ndaj të huajve dhe refugjatëve” dhe personat që kishin marrë në shënjestër i kishin ndarë në kategori të ndryshme, bëjnë pjesë edhe ish-presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck dhe Ministri i Drejtësisë Heiko Maas, vijon deklarata e Prokurorisë.

Kryerjen e sulmit e kishte marrë përsipër oficeri Franco A., i cili për këtë qëllim kishte krijuar edhe një identitet fantazmë dhe e kishte regjistruar veten si azilkërkues. Synimi ka qenë që pas sulmit vëmendja të përqendrohej tek refugjatët e strehuar në Gjermani, bën të ditur deklarata.  

Për të marrë ndihmën në para që u jepet azilkërkuesve Franco A. kishte shkuar e aplikuar personalisht në zyrat shtetërore përkatëse. Kur Franco A. nuk kishte qenë në punë (kur ishte nxjerrë në dispozicion) Maximilian T. e kishte mbrojtur atë përpara eprorëve, shpjegon deklarata.

Në kuadër të hetimeve më 26 prill ishin arrestuar Franco A. dhe bashkëpunëtori i tij, studenti Mathias F.

Në inspektimet e kontrollet që ishin bërë në ushtrinë gjermane, në muret e repartit ushtarak në Alsace Illkirch, ku kishte punuar Franco A. ishin gjetur të vizatuara kryqi nazist dhe e relike të ish-ushtrisë naziste. Objekte të ngjashme ishin gjetur edhe në kazermën Fyrstenberg në landin e Baden-Vyrtembergut.



Lajme të ngjashme