DAESH-i ekzekuton agjentin sekret rus, publikon videon në internet

Organizata terroriste DAESH, që vazhdon të humbë toka në Siri dhe Irak, vrau një agjent sekret rus.

DAESH-i ekzekuton agjentin sekret rus, publikon videon në internet

Organizata terroriste DAESH, që vazhdon të humbë toka në Siri dhe Irak, vrau një agjent sekret rus.

Videoja 12 minuta e gjatë në rusisht ku prihet fyti i agjentit rus u publikua në Ditën e Fitores që Rusia feston me rastin e përfundimit të Luftës së II Botërore.

Në videon e llahtarshme edhe tre robër të tjerë dëgjohet të flasin rusisht.

Organizata terroriste, edhe më parë kishte publikuar video me propagandë të ngjashme, dhe në pamjet në fjalë zinin vend ekzekutimet e ushtarëve rusë.

Udhëheqja e Moskës nuk ka bërë ende një deklaratë në lidhje me pamjet e publikuara.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë më parë kishte deklaruar se në Siri, ku zhvillon operacione që nga shtatori i vitit 2015 janë vrarë rreth 30 ushtarë (rusë).

Rusia, Turqia dhe Irani javën e shkuar nënshkruan marrëveshjen e zonave pa konflikt.

Moska, që mbështet regjimin e Damaskut, në muajin dhjetor kishte bashkëvepruar me Turqinë për evakuimin në Halep.

Organizata terroriste DAESH sot mbahet e rrethuar në Mosull të Irakut dhe në Rakka në qendër të Sirisë.

Kurse Al bab, qendra më e madhe e organizatës terroriste në perëndim të vendit, u mor nga kjo organizatë në 23 shkurt 2017 me operacionin e Turqisë, ‘Mburoja e Eufratit”.

Vitin e kaluar DAESH humbi ¼ e territoreve që mbante nën kontroll.

Kurse hapësira territoriale që humbi në Irak që nga viti 2014 është 65%.

Organizata e përgjakshme e pastruar edhe nga qytete si Faluxha e Irakut dhe Sirte e Libisë, nëse humb edhe në Mosull do të bllokohet vetëm në Rakka.



Lajme të ngjashme