72-vjetori i fitores sovjetike – Putin: Rusia e gatshme t’i përgjigjet çdo kërcënimi

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse janë të gatshme t’i kundërpërgjigjen çdo kërcënimi”, deklaroi Vladimir Putin në Sheshin e Kuq, me rastin e paradës ushtarake për 72-vjetorin e fitores sovjetike kundër nazifashizmit gjatë Luftës II Botërore...

728864
72-vjetori i fitores sovjetike – Putin: Rusia e gatshme t’i përgjigjet çdo kërcënimi
Vladimir Putin Kızıl Meydan'da 01
Vladimir Putin Kızıl Meydan'da 02
RS.jpg

Rusia festoi të martën 72-vjetorin e përfundimit të Luftës II Botërore me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq, ku i pranishëm ishte edhe vetë Presidenti Vladimir Putin.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse janë të gatshme t’i kundërpërgjigjen çdo kërcënimi”, deklaroi Vladimir Putin gjatë fjalës së rastit në Sheshin e Kuq me rastin e paradës ushtarake për 72-vjetorin e fitores sovjetike kundër nazifashizmit gjatë Luftës II Botërore.

“Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë forca, të cilat mund të pushtojnë vendin tonë. Fitorja sovjetike u arrit me sakrificën e jetëve njerëzore. Liria e Evropës dhe e gjithë botës u arrit falë gjyshërve dhe baballarëve tanë”, deklaroi Putin.

Më shumë se 10.000 ushtarakë dhe 114 mjete morën pjesë në këtë paradë, ndërkohë që 72 avionë të llojeve të ndryshme nuk fluturuan për shkak të motit të keq.



Lajme të ngjashme