Shënim - Macron presidenti i ri i Francës, merr mbështetjen e liderëve botëror

Kandidati i qendrës, pro-evropiani, Emmanuel Macron, 39 vjeç, fitoi zgjedhjet presidenciale franceze përballë rivales së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen duke u bërë presidenti më i ri i zgjedhur në një vend thellësisht të ndarë.

Shënim - Macron presidenti i ri i Francës, merr mbështetjen e liderëve botëror

Kandidati i qendrës, pro-evropiani, Emmanuel Macron, 39 vjeç, fitoi zgjedhjet presidenciale franceze përballë rivales së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen duke u bërë presidenti më i ri i zgjedhur në një vend thellësisht të ndarë.

“Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron u zgjodh president i Republikës së Francës me 65,5-66,1 për qind të votave përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e cila mori  33,9-34,5 për qind të votave”, sipas rezultateve të instituteve kryesore të sondazheve.

“Një faqe e re e historisë sonë të gjatë hapet këtë mbrëmje. Dëshiroj të jetë ajo e shpresës dhe e besimit të rigjetur”, deklaroi Macron.

Fitorja e tij u përshëndet nga disa drejtues evropianë, të shqetësuar për rritjen e nacionalizmave në Evropë.

Pas fitores së tij spektakolare mbi partitë tradicionale, Emmanuel Macron do të duhet tashmë të përpiqet të bashkojë një Francë thellësisht të ndarë.

E mundur thellë , kandidatja e ekstremit të djathtë, anti-imigracion dhe anti-euro, Marinne Le Pen. 48 vjeçe, përshëndeti një rezultat historik dhe masiv që kishte marrë ekstremi i djathtë dhe që do të bëhet sipas saj forca e parë opozitare.

– Bashkimi Evropian

“Francezët kanë zgjedhur një të ardhme evropiane”, theksoi sot në mbrëmje presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një mesazh urimi për Emmanuel Macron në rrjetin social Twitter.

“I lumtur që francezët zgjodhën një të ardhme evropiane”, deklaroi Juncker ndërkohë që presidenti I Këshillit Evropian, Donald Tusk përshëndeti vendimin e francezëve në mbështetje të Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërisë.

Ndërkohë Juncker u shpreh optimist se bashkëpunimi me presidentin e ri do të jetë i frytshëm për të çuar përpara një Evropë që mbron qytetarët e saj.

“Ne mbështetemi në një Francë në zemër të Evropës për të ndryshuar së bashku BE-në”, theksoi presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani duke përshëndetur Emmanuel Macron.

– Gjermania

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot zgjedhjen e Emmanuel Macron si president i Francës duke e cilësuar si një lajm të mirë për Evropën.

“Urime! Fitorja juaj është një fitore për një Evropë të fortë dhe të bashkuar dhe për miqësinë franko-gjermane”, theksoi zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert

Kreu i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel e ka parë suksesin e tij përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marinne Le Pen si shenjë  që Franca ka qenë, është dhe do të mbetet në qendër dhe në zemër të Evropës.

– Britania e Madhe

“Kryeministrja britanike përshendeti Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet presidenciale franceze”, deklaroi zëdhënësi i May.

“Franca është një prej aleatëve tanë më të afërt dhe ne jemi të lumtur të punojmë më presidentin ë ri”, shkruan zëdhënësi në një komunikatë.

– Greqi

“Fitorja e kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze është një frymëzim për Francën dhe Evropën”, theksoi kryeministri grek, Alexis Cipras në një mesazh në rrjetin social Twiter.

“Jam i sigurt se do të punojmë së bashku dhe ngushtë”, shtoi Cipras.

– SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot Emmanuel Macron për fitoren bindëse gjatë zgjedhjeve presidenciale francezë.

“Përshëndetje për Emmanuel Macron për fitoren e thellë si president i ardhshëm i Francës”, theksoi në një mesazh në rrjetin social Twitter presidenti amerikan.

“Pres me padurim të punoj me të!”, shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë, shprehu vullnetin për të punuar me presidentin e ti dhe se do të vazhdonte bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë franceze.

– Ukrainë

Presidenti ukrainas, Petro Porochenko përshëndeti Macron nëpërmjet një mesazhi në Twitter duke e gjykuar fitoren e tij si një shprehje e rëndësishme e besimit të francezëve për Evropën e bashkuar.

– Itali

“Rroftë Macron President. Një shpresë shfaqet në Evropë”, shkruan kryeministri Italian, Paolo Gentiloni në Twitter.

– Spanjë

“Të bashkëpunojmë në Francë dhe ne Spanjë për një Evropë të qëndrueshme, më me prosperitet dhe më të integruar”, shkruan kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy.

– Belgjikë

Kryeministri belg, Charles Michel theksoi se me zgjedhjen e Macron u refuzua hapur një projekt i mbushur me rreziqe për Evropën që triumfoi këtë mbrëmje.

Në një mesazh të rrallë, Pallati Mbretëror dërgoi përshëndetjet e tij për Emmanuel Macron. “Pjesa më e madhe e francezëve u shprehën për një Franë në Evropë”, shkruan ai në Twitter.

– Brazil

“Përshëndes Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet presidenciale francize”, shkruan në twiter presidenti Brazilian, Michel Temer.

– Izrael

Kryeministri, Benjamin Netanyahu përshëndeti Macron dhe theksoi se terrorizmi islamik është një prej kërcënimeve për mbarë botën.

“Franca dhe Izraeli janë aleatë prej shumë kohësh dhe jam I bindur se marrëdhëniet tona do të forcohen”, theksoi Netanyahu.



Lajme të ngjashme