Fillon votimi për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë

Francezët filluan të votojnë sot për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të gjykuara vendimtare për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

727209

Qendrat e votimit u hapen në orën lokale 08:00 (06:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 19:00 (17:00 GMT), një orë më vonë se zgjedhjet e mëparshme presidenciale.

Në disa qytete të mëdha, qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00 (18:00 GMT).

Votuesit do të zgjedhin mes dy kandidatëve që kryesuan në turin e parë më 23 prill, pas një zgjedhje shënuar nga eliminimi i partive të mëdha tradicionale e djathta (Republikanët) dhe e majta (Partia Socialiste).

Në turin e parë, Emmanuel Macron, 39 vjeç (Në lëvizje! parti e qendrës) mori 24,1 për qind të votave duke kryesuar Marine Le Pen, 48 vjeçe (Fronti Kombëtar, ekstremi i djathtë) 21,30 për qind.

Lajme të ngjashme