Koreja e Veriut bëri një pretendim mjaft interesant

Agjencia zyrtare e Lajmeve e Koresë së Veriut ka pretenduar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-ve (CIA) ka bërë një plan për atentat kundër liderit të vendit, Kim Jong-un.

727004
Koreja e Veriut bëri një pretendim mjaft interesant

Në një kohë kur tensionimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut është rritur, nga Pheniani erdhi një pretendim interesant.

Agjencia zyrtare e Lajmeve e Koresë së Veriut ka pretenduar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-ve (CIA) ka bërë një plan për atentat kundër liderit të vendit, Kim Jong-un.

Në lajmin e bazuar mbi informacionet e Ministrisë së Sigurisë të Koresë së Veriut pretendohet se shërbimet kanë siguruar para dhe pajisje të komunikimit satelitor për një nënshtetas të Koresë së Veriut për të kryer një sulm ndaj liderit. 

Në lajm pretendohet se CIA dhe shërbimet inteligjente të Koresë së Jugut kanë bërë plan për të vrarë liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un me helm biokimik i cili tregon efektin 6 deri në 12 muaj, gjatë pjesëmarrjeje së tij në një ceremoni. 

Në lajm gjithashtu theksohet se komploti është "zbuluar në një kohë të afërt dhe se është eliminuar dhe se Koreja e Veriut do të kundërpërgjigjet".



Lajme të ngjashme