Zgjedhjet presidenciale në Francë

39-vjçeari Emmanuel Macron dhe liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze do të zhvillohet të dielën, më 7 maj.

726415
Zgjedhjet presidenciale në Francë
macron fransa.jpg
fransa_secim_karti_genel.jpg
fransa seçim.jpg
Fransa cumhurbaşkanlığı seçimleri adaylar
fransa cumhurbaşkanı seçim.jpg
fransa cumhurbaşkanı.jpg

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze do të zhvillohet të dielën, më 7 maj. Emmanuel Macron, 39 vjeç, centrist, do të përballet me lideren e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçe.

Ata arritën në këtë votim vendimtar balotazhi duke u renditur në krye në zgjedhjet e raundit të parë, më 23 prill. Macron rezulton të jetë në krye me 24 për qind në votimin e raundit të parë, i ndjekur nga Le Pen me 21,3 për qind.

Qendrat e votimit hapen në orën lokale 08:00 (06:00 GMT) dhe mbyllen në orën 19:00 në pjesën më të madhe të Francës.

Ato mbeten të hapura deri në orën 20:00 në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha.

Media franceze, që punon me kompanitë e qendrave të votimit, pritet të parashikojnë rezultatin bazuar në parashikimet e rezultateve fillestare të pjesshme sapo të mbyllen votimet.

Numërimi i plotë mund të mos përfundojë deri në pasditen e ardhshme, si në raundin e parë.

Marrja e detyrës nga presidenti i ri në Pallatin Elysee do të zhvillohet të dielën më 14 maj, pasi mandati i kreut të shtetit në ikje, Francois Hollande skadon në mesnatë.

Por, kjo nuk është beteja e fundit elektorale e këtij viti. Gjithashtu, do të jenë edhe zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare – Dhoma e Ulët e parlamentit, e caktuar më 11 dhe 18 qershor.



Lajme të ngjashme