Shpresë e re në Siri, “Mburoja e Eufratit” u bë shembull për botën

“Mburoja e Eufratit”, operacion i realizuar nga ushtria turke me mbështetjen e opozitarëve sirianë në zonat veriore të Sirisë, u bë shembull për të gjithë botën për t’i dhënë fund luftës civile 6-vjeçare në këtë vend...

Shpresë e re në Siri, “Mburoja e Eufratit” u bë shembull për botën

Operacioni “Mburoja e Eufratit”, realizuar nga ushtria turke me mbështetjen e opozitarëve sirianë për spastrimin e elementëve terroristë nga zonat veriore të Sirisë, u bë shembull për të gjithë botën për t’i dhënë fund luftës civile 6-vjeçare dhe për të mundësuar tranzicionin politik në këtë vend.

E frymëzuar nga zonat pa konflikt, të cilat u formuan nga Forcat e Armatosura të Turqisë në hapësirat e çliruara nga pushtimi terrorist, Moska i propozoi Ankarasë formimin e 4 zonave të sigurta në Siri, teksa në kryeqytetin Astanë të Kazakistanin vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës siriane.

Vendet garantuese firmosën të enjën në Astanë marrëveshjen e arritur mbi hartë nga Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kështu, plani për formimin e zonave të sigurta, mbi të cilin Turqia këmbëngul prej 6 vitesh për të ndalur gjakderdhjen në Siri, u vu në zbatim me disa revizionime aktuale.



Lajme të ngjashme