Lavrov dhe Tillerson do të takohen në Alaskë për të biseduar çështjen e Sirisë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili do të takohet javën e ardhshme me homologun e tij amerikan Rex Tillerson në ShBA, do të bisedojë në lidhje me “zonat me tension të reduktuar”.

726662
Lavrov dhe Tillerson do të takohen në Alaskë për të biseduar çështjen e Sirisë

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mihail Bogdanov deklaroi se ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, i cili do të takohet javën e ardhshme me homologun e tij amerikan Rex Tillerson në ShBA, do të bisedojë në lidhje me “zonat me tension të reduktuar” në Siri.

Gjatë bisedës telefonike të zhvilluar para disa ditëve ministri i Jashtëm rus Lavrov dhe homologu i tij amerikan Tillerson kanë rënë dakord për tu takuar gjatë Mbledhjes së Ministrave të Këshillit Arktik që do të mbahet në Alaskë më datat 10-11 maj.

Rusia, Turqia dhe Irani, të cilat janë vendet garantuese të armëpushimit në Siri, dje nënshkruan në Atanë të Kazakistanit një marrëveshje për formimin e 4 zonave të sigurisë në Siri.

Në anën tjetër Sergey Lavrov deklaroi se beson që Rusia do ta shkatërroj organizatën terroriste DAESH.

Në një deklaratë për kanalin televiziv rus, "Mir", ministri Lavrov tha se “Fatkeqësisht organizata terroriste DAESH nuk u mjaftua me vendosje vetëm në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, në të njëjtën kohë pjesëtarët e DAESH-it nuk duan të dorëzohen, por ne do ti shkatërrojmë patjetër ata”.



Lajme të ngjashme