Sylikiotis: Shteti palestinez të njihet me kufijtë e 67-s

"Shteti palestinez tani duhet të njihet me kufijtë e vitit 1967", ka thënë Neoklis Sylikiotis, kreu i Delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për Marrëdhëniet me Palestinën.

Sylikiotis: Shteti palestinez të njihet me kufijtë e 67-s

Sylikiotis e cilësoi si shumë të rëndësishme hartën rrugore të shpallur një ditë më parë nga Hamasi.

"Shpresoj që ky dokument të kontribuojë gjithashtu edhe në zgjidhjen e konfliktit midis lëvizjes Fatah dhe Hamasit, si dhe të lehtësojë ndërtimin e unitetit kombëtar palestinez",- u shpreh Sylikiotis, duke shtuar se dokumenti i ri politik i Hamasit mund të ndihmojë edhe në heqjen e bllokadës që Izraeli zbaton për 11 vjet në Rripin e Gazës.

"Kjo bllokadë me pasoja tragjike dhe që prek mijëra njerëz duhet të marrë fund”,- nënvizoi ai.

"Ne si delegacion palestinez në Parlamentin Evropian (PE) themi se Shteti i Palestinës tani duhet të njihet. Nëse vendet anëtare të BE-së mbështesin opsionin me dy shtete për zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez, atëherë ata duhet të njohin shtetin palestinez me kufijtë e tij të 1967-ës”, tha Sylikiotis.

Trump-Abbas zotohen për arritje diplomatike për paqen në Lindjen e Mesme | TRT Shqip

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se dëshiron shumë të shikojë nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Izraelit dhe Palestinës...

Duke pranuar se vizioni i ri politik i Hamasit mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemit brenda kësaj kornize, Sylikiotis tha se Evropa duhet ta detyrojë Izraelin që të ndalojë veprimtaritë e vendosjes së paligjshme në territoret e pushtuara palestineze dhe ta inkurajojë Tel-Avivin për zgjidhjen me dy shtete.

Si delegacion palestinez në Parlamentin Evropian (PE) ne mendojmë që “zgjidhja me dy shtete është në rrezik”,- tha Sylikiotis dhe i bëri apel BE-së për të “ndërmarrë veprime urgjente për një zgjidhje me dy shtete".



Lajme të ngjashme