Kinë – Ndotja e ajrit 32 herë më e lartë sesa “pragu i shëndetshëm” i OBSH-së

Ndotja e ajrit ka marrë përmasa të rrezikshme në pjesët qendrore dhe veriore të Republikës Popullore të Kinës, sipas autoriteteve meteorologjike të vendit me popullsinë më të lartë në botë...

Kinë – Ndotja e ajrit 32 herë më e lartë sesa “pragu i shëndetshëm” i OBSH-së
Ndotja e ajrit në nivel të rrezikshëm në zonat qendrore dhe veriore të Kinës
Ndotja e ajrit në nivel të rrezikshëm në zonat qendrore dhe veriore të Kinës

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan të enjten se ndotja e ajrit në 8 provinca të vendit, përfshi këtu edhe Pekinin, ka arritur një nivel të rrezikshëm, plot 32 herë më të lartë sesa “pragu i shëndetshëm” i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ndotja e ajrit ka marrë përmasa të rrezikshme në pjesët qendrore dhe veriore të Republikës Popullore të Kinës.

Administrata Meteorologjike e Kinës (CMA) njoftoi të enjten se vlera PM 2,5 - matëse e shkallës së grimcave të dëmshme në ajër - ka arritur në 800, një vlerë 32 herë më e lartë sesa ajo 25 e pranuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si “pragu i shëndetshëm”, në 8 provinca të Kinës, përfshirë edhe Pekinin. Kur niveli i vlerës PM 2,5 shkon në 150 apo më shumë ai llogaritet si “i rrezikshëm”.

Vala ajrore e ndotur, prurë nga stuhia e rërës që mori nën ndikim pjesët qendrore dhe veriore të Kinës duke filluar nga mbrëmja e të mërkurës, bëri që rreziku nga ndotja e ajrit të marrë përmasa të rrezikshme. Në disa zona të kryeqytetit kinez, i cili numër rreth 21 milionë banorë, distanca e shikueshmërisë ka rënë deri në 100 metra.

Autoritetet shëndetësore kineze paralajmëruan qytetarët që të mos dalin jashtë pa qenë e nevojshme derisa të kalojnë efektet e stuhisë së rërës dhe ndotjes së ajrit, të cilat parashikohet se do të zgjasin deri të premten në mëngjes. Ata kanë këshillojnë që të përdoren maska dhe të shmangen aktivitetet e rënda fizike.



Lajme të ngjashme