Iran – Rritet bilanci i shpërthimit në një minierë qymyri, 35  të vdekur

Gjatë një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore Golestan të Iranit, numri i të vdekurve u rrit në 35, tha Ministria iraniane e Punës duke shtuar se shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë janë të pakta...

Iran – Rritet bilanci i shpërthimit në një minierë qymyri, 35  të vdekur

Gjatë një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore Golestan të Iranit, numri i të vdekurve u rrit në 35, tha Ministria iraniane e Punës duke shtuar se shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë janë të pakta.

Sipas raportimeve, gjatë fatkeqësisë së të mërkurës në minierën “Zemestan Yurt” të qytetit Azershehr, 80 minatorë janë zënë nën tokë, në një thellësi prej rreth 1.800 metrash.

“Ministri i Punës, Ali Rabii, tha se midis të vrarëve kishte punëtorë, që nxituan të ndihmonin kolegët e tyre, por u zhdukën kur një tunel u shemb”, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve “FARS”.

Mediat iraniane raportuan të dhëna jo të sakta mbi numrin e personave, që ndodheshin në minierë gjatë shpërthimit, në 11:30 me orën lokale.

Gjithashtu numri i minatorëve të plagosur ishte i paqartë, që sipas medias lokale mund të ketë shkuar në 69.

Punimet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende dhe deri tani janë nxjerrë trupat e pajetë të 21 minatorëve, ndërkohë që 6 të tjerë dolën shëndoshë e mirë nga rrënojat.

Autoritetet thanë se shpërthimi ndodhi si pasojë e rritjes së nivelit të gazit metan dhe njoftuan shpalljen e 3 ditë zie kombëtare.



Lajme të ngjashme