Forcat irakiane filluan operacionet për shpëtimin e pjesës veriperëndimore të Mosulit

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, në qershore të vitit 2014 ka rënë në duart e organizatës terroriste DAESH.

Forcat irakiane filluan operacionet për shpëtimin e pjesës veriperëndimore të Mosulit

Ka filluar operacioni për shpëtimin e pjesës veriperëndimore të qytetit të Mosulit nga organizata terroriste DAESH.

Komandanti i komandës së operacioneve të Mosulit, gjeneral lejtënant Abdulemir Yarullah, në një deklaratë me shkrim të publikuar shkruan se korpusi i 9-të i njësive të blinduara dhe njësitë e brigadës së 73-të së bashku me ekipet e departamentit federal të policisë kanë hyrë në zonat Misherfe, Kenise dhe Harmat në veriperëndim të Mosulit.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, në qershore të vitit 2014 ka rënë në duart e organizatës terroriste DAESH.

Forcat e Irakut në nëntor 2016 rimorën pjesën lindore të qytetit, ndërsa më 19 shkurt filluan operacionin për shpëtimin e pjesës perëndimore të Mosulit.



Lajme të ngjashme