Astana – Arrihet marrëveshja për krijimin e zonave të sigurta në Siri

Në raundin e katërt të bisedimeve të paqes në Siri, mbajtur në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, u nënshkrua një marrëveshje për krijimin e zonave të sigurta në Siri.

Astana – Arrihet marrëveshja për krijimin e zonave të sigurta në Siri

Në tekstin e marrëveshjes hodhën firmën vendet garantuese Turqia, Rusia dhe Irani.

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kayrat Abdrahmanov tha:

"Vendet garantuese ranë dakord për nënshkrimin e një deklarate lidhur me krijimin e një zone të sigurt në Siri".

Abdrahmanov njoftoi gjithashtu se takimi i ardhshëm (i procesit të Astanës) do të mbahet në korrik.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në deklaratën që bëri pas vizitës së djeshme (e mërkurë) në Rusi tha se ishte rënë dakord me Moskën zyrtare për “krijimin e zonave pa konflikt në Siri”, duke theksuar se bërja realitet e kësaj nënkuptonte zgjidhjen e gjysmës së problemit.

Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se krijimi i një zone pa konflikte në qytetin Idlib të Sirisë mund të hapte rrugën drejt përfundimit të luftimeve në vend.

Në një konferencë shtypi pas takimit me homologun Timo Soini në Finlandë, Lavrov bëri sqarime mbi krijimin e “zonave pa konflikte” në krahinën Idlib të Sirisë, çështje që u diskutua në takimin e djeshëm mes Presidentit Erdoan dhe Presidentit rus Vladimir Putin në Soçi.  

"Krijimi i një zone pa konflikte do të jetë një hap i rëndësishëm për t’u dhënë fund luftimeve në Siri", - tha Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse deklaroi se regjimi sirian është dakord për krijimin e një zonë pa konflikte (të sigurt) në Idlib, ndërsa shtoi se kjo çështje është diskutuar nga palët edhe në Astana (të Kazakistanit).



Lajme të ngjashme