Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Vazhdojnë negociatat për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme në Qipro

Liderët e komuniteteve të ishullit u takuan në zonën tampon nën patronazhin e OKB-së.

Vazhdojnë negociatat për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme në Qipro

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci zhvilloi një takim me liderin e greko-qipriotëve, Nikos Anastasiadis.

Takimi i zhvilluar nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara u mbajt në zonën tampon ku morën pjesë Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide dhe delegacionet negociuese të dyja palëve.

Pritet që gjatë këtij takimi të bisedohet në lidhje me çështjet që zënë vend në 4 pikat e para për të cilat nuk u arrit në marrëveshje.

Liderët, të cilët synojnë të arrijnë në marrëveshje në sa më shumë çështje, bëjnë përpjekje që procesi i vonuar për shkak të dy ndërprerjeve të ndara, të fitoj në shtysë.



Lajme të ngjashme