Moti i keq në Amerikë shoqëruar me tornado regjistron 14 të vdekur

Moti i keq shoqëruar shpeshherë nga tornado shkaktoi këtë fundjavë të paktën 14 të vdekur në jug dhe në qendër të SHBA, sipas autoriteteve amerikane.

Moti i keq në Amerikë shoqëruar me tornado regjistron 14 të vdekur

Shtëpi të shkatërruara, makina të përmbysura, pemë të thyera… Në Teksas, shërbimi Kombëtar Meteorologjik numëroi së paku formimin e katër tornadove për shkak të motit të keq. Në qytetin Canton, moti i keq shënoi katër të vdekur, sipas bashkisë.

Në Arkansas u raportuan pesë të vdekur, njoftuan për median shërbimet e emergjencës ndërsa një bilanc me dy të vdekur u konfirmua në Misisipi, përfshirë një fëmijë të mbytur.

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dy viktima në Misuri, ku sipas televizionit CNN një grua e moshës 72 vjeç u bllokua në makinën e saj nga rritja e menjëhershme e nivelit të ujit.



Lajme të ngjashme