Irak - Nis kthimi i banorëve në pjesët e çliruara të Mosulit

Fshatrat përreth Mosulit, të cilat janë çliruar nga DEASH-i, aktualisht janë nën kontrollin e forcave Hashdi Shabi.

Irak - Nis kthimi i banorëve në pjesët e çliruara të Mosulit

Në Hadër të Mosulit në Irak janë kthyer një numër i madh i banorëve pas çlirimit të këtij vendi nga organizata terroriste DEASH.

Togeri i ushtrisë irakiane Semir Davud al-Muhsin ka konfirmuar se Hadar plotësisht është pastruar nga DEASH-i. Ai theksoi se pasi që kanë dëgjuar se shtëpitë e tyre janë çliruar nga terroristët, janë kthyer 300 persona.

Fshatrat përreth Mosulit, të cilat janë çliruar nga DEASH-i, aktualisht janë nën kontrollin e forcave Hashdi Shabi.

Mosuli lindor nga janari është në duart e forcave irakiane kurse nga 19 shkurti vazhdojnë operacionet në pjesën perëndimore të qytetit.


Fjalët Kyçe: fshatrat , Mosul , Irak , DAESH , Hashti Shabi

Lajme të ngjashme