Ibadi: Prioriteti ynë është sigurimi i paqes dhe jetës dinjitoze për të gjithë

Kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi u bëri thirrje shiive në vend duke thënë “Këtë vend duhet ta udhëheqim të gjithë së bashku”.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë aktiviteteve të “Unitetit Kombëtar” të mbajtura në kryeqytetin Bagdad ai iu drejtua edhe qytetarëve suni me këto fjalë: “Të gjithë irakianët bënë përpjekje për shpëtimin e rajoneve tuaja. Prioriteti ynë është sigurimi i paqes dhe jetës dinjitoze për të gjithë qytetarët tanë. Ky vend është i të gjithë irakianëve me përkatësi të ndryshme”.

“Lufta që zhvillojnë forcat tona të sigurisë nuk është e lehtë”, deklaroi Ibadi ndërsa mbrojti qëndrimin se disa rrethe janë duke bërë përpjekje për të prishur moralin e këtyre forcave.

Ibadi fjalimin e tij e përfundoi duke thënë se “Shpëtimi i Mosulit është afër, mos i besoni gënjeshtrave të DAESH-it”.

Fjalët Kyçe: Kryeministri , Hajdar el Ibadi , Irak , shii , suni , Bagdad

Lajme të ngjashme