K. e Veriut: ShBA dhe OKB nxisin luftën

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se SHBA-të dhe Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) do të jenë përgjegjës në rast të nisjes së një lufte në gadishullin korean.

721275
K. e Veriut: ShBA dhe OKB nxisin luftën

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se SHBA-të dhe Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) do të jenë përgjegjës në rast të nisjes së një lufte në gadishullin korean.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut para takimit të KS të OKB-së ku do të diskutohet për programin nuklear të qeverisë së Pehnianit, theksohet se SHBA-ja, e cila kryen stërvitje të përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut dhe që ka treguar në rajon praninë ushtarake strategjike, do të jetë përgjegjëse kryesore për vajtjen në prag të luftës bërthamore. 

Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, në një deklaratë duke cituar një zëdhënës të ministrisë raporton se "Nëse në gadishull fillon një luftë, përgjegjëse e kësaj është SHBA-ja e cila ka grumbulluar praninë ushtarake strategjike dhe mjetet speciale të luftës në rajon. 

Qeveria e Phenianit duke dënuar sanksionet e vendosura nga OKB-ja kundër Koresë së Veriut, mbron qëndrimin se programi i armatimit bërthamor është një iniciativë legjitime në kuadër të të drejtës së vetëmbrojtjes që parashikohet në kushtin e Kombeve të Bashkuara.

"Një KS i OKB-së që ndjek vizën e SHBA-ve nuk do të mund ti shpëtojë përgjegjësisë (për fillimin e një lufte) është shprehur ndër të tjera zëdhënësi i ministrisë.

KS i OKB-së nën drejtimin e sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson ditën e premte do të zhvillojë një takim të veçantë ku do të diskutohet për çështjen e Koresë së Veriut. Qeveria e Washingtonit vazhdon kërkimin e mbështetjes ndërkombëtare për të rritur presionin mbi qeverinë e Koresë së Veriut, e cila që prej kohësh nuk dëshiron të heqë dorë nga testimet nukleare dhe programet raketore.



Lajme të ngjashme