Kina i bën thirrje ShBA-së për të tërhequr sistemin e mbrojtjes ajrore THAAD nga Koreja e Jugut

Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut për të “tërhequr” sistemin e mbrojtjes ajrore rajonale në lartësi të larta (THAAD).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang gjatë konferencës për shtyp të organizuar në kryeqytetin Pekin reagoi ndaj vendosjes së disa pjesëve të sistemit të mbrojtjes ajrore THAAD në Korenë e Jugut.

Duke e bërë të ditur se udhëheqjeve të Seulit dhe Uashingtonit i kanë shprehur shqetësimet e tyre, Geng Shuang tha se vendosja e THAAD në Korenë e Jugut do të rris edhe më shumë tensionimin në rajon dhe do të dëmtoj ekuilibrin strategjik.

Geng Shuang tha se dislokimi i këtij sistemi është në kundërshtim me parimin e zgjidhjes së problemit në gadishullin korean me anë të dialogut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës gjithashtu bëri të ditur se vendi i tij do të marr masat e nevojshme ndaj dislokimit të sistemit në fjalë, i cili do të ndikoj interesat strategjik të Kinës.

Lajme të ngjashme