Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Izraeli miraton ndërtimin e 10 mijë banesave të reja në territoret palestineze

Krahas vendimit të KS të OKB-së për "ndalimin e menjëhershëm dhe të plotë" të ndërtimit të vendbanimeve në territoret palestineze, Izraeli vazhdon me ndërtimin e tyre.

Izraeli miraton ndërtimin e 10 mijë banesave të reja në territoret palestineze

Bashkia e Jerusalemit dhe Ministria e Strehimit të Izraelit kanë miratuar projektin për ndërtimin e 10 mijë banesave të reja në njësinë e vendbanimit Atarot Jahud e cila njëkohësisht është edhe zonë industriale dhe që ndodhet në veri të Jerusalemit të okupuar Lindor.

Në lajmin e televizionit Kanal 10 të Izraelit duke iu referuar administratës së ish-presidentit amerikan Barack Obama thuhet se projekti në fjalë nuk ishte miratuar më parë për shkak të presioneve të SHBA-ve ndaj Izraelit në lidhje me vendbanimet hebreje.

Izraeli vazhdon ende aktivitetet për njësitë e vendbanimeve të reja pavarësisht se në dhjetorin e vitit të kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) u miratua vendimi i cili kërkon "ndalimin e menjëhershëm dhe të plotë" të të gjitha aktiviteteve ilegale për ndërtimin e vendbanimeve në territoret e okupuara palestineze.

Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor që nga viti 1967 ndodhen nën okupimin e Izraelit. Në Jerusalemin Lindor ndodhen 200 mijë kolonë hebrejë dhe në Bregun Perëndimor më shumë se 400 mijë.

Sipas ligjit ndërkombëtar të gjitha njësitë e vendbanimeve hebreje në këto territore llogariten si të jashtëligjshme.



Lajme të ngjashme