Venezuelë - 23 të vdekur gjatë protestave antiqeveritare

Protestat antiqeveritare në Venezuelë kanë hyrë në javën e katërt, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën në këto protesta doli në 23.

venezuela gösteriler1.jpg

Protestat antiqeveritare në Venezuelë kanë hyrë në javën e katërt, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën në këto protesta doli në 23.

Avokati i Popullit Tarek Saab bëri të ditur se dy persona të tjerë kanë humbur jetën në protestat pro dhe antiqeveritare në qytetet Merida dhe Barinas, ndërsa shtoi se numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e protestave është rritur në 23.

Saab po ashtu ka bërë të ditur se vazhdon rreziku për jetë i shumë personave që janë plagosur gjatë protestave.

Në anën tjetër, lideri i opozitës dhe guvernatori i shtetit Merida, Henrique Capriles, në një deklaratë të bërë nëpërmjet mediave sociale ka fajësuar grupet paramilitare për vdekjet e ndodhura.

Ditën e djeshme, qindra persona që protestuan kundër qeverisë së kryesuar nga Presidenti Nicolas Maduro, bllokuan shumë rrugë kryesore të kryeqytetit Karakas duke protestuar ulur. 

Opozita në vend ka bërë thirrje për zgjedhje të menjëhershme të përgjithshme, duke e refuzuar thirrjen e Maduros për "vazhdimin e dialogut të ndërprerë në muajin dhjetor".

Ushtruesi i detyrës së kryesuesit të Kongresit, Freddy Guevara kishte deklaruar se qeveria përpiqet për të përçarë, pasivizuar opozitën duke përdorur negociatat dhe në këtë mënyrë të fitoj në kohë.

Zhvillimet në Venezuelë vijnë pasi Gjykata e Lartë e Venezuelës, përmes një vendimi më 31 mars, mori përsipër kompetencat e Kongresit, me arsyetimin se nuk ka respektuar vendimet e mëparshme të gjykatës. Megjithatë, pas reagimeve, gjykata më 1 prill deklaroi se ka tërhequr vendimin. 

Gjykata më 7 prill ndëshkoi edhe liderin opozitar Henrique Capriles me mospjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale për 15 vite.

Opozita ka theksuar se vendimet e Gjykatës së Lartë në lidhje me Kongresin dhe Capriles çojnë vendin drejt një rruge diktatoriale pa kthim, ndërkohë që qytetarët në kryeqytetin Karakas kishin vërshuar nëpër rrugë.



Lajme të ngjashme