Netanyahu kërcënon ministrin e jashtëm gjerman

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi që në qoftë se Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel viziton organizatat izraelite për të drejtat e njeriut, atëherë ai nuk do të takohet me atë.

720326
Netanyahu kërcënon ministrin e jashtëm gjerman

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi që në qoftë se Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel viziton organizatat izraelite për të drejtat e njeriut, atëherë ai nuk do të takohet me atë.

Sipas lajmeve që përcjellin mediat izraelite, Netanyahu kërcënoi që nëse ministri i jashtëm gjerman viziton organizatat “Prishja e Qetësisë” (Breaking the Silence) dhe B’tselem, atëherë ai do ta anulon takimin me atë të paraparë të mbahet sot.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel bëri të ditur se nuk do ti anuloj takimet me organizatat në fjalë, ndërsa refuzimi i Netanyahut të takohet me atë do të jetë për keqardhje.

Në prononcimin e tij të bërë për kanalin televiziv ZDF, Gabriel tha se “Paramendoni që Kryeministrit të Izraelit gjatë vizitës së tij në Gjermani dëshiron të takohet me personat që kritikojnë qeverinë gjermane dhe ne ti themi se kjo nuk është e mundur. Një gjë e tillë është e paimagjinueshme. Në qoftë se ju takoheni vetëm me personat që ndodhen në ministritë e qeverisë atëherë asnjëherë nuk mund ta shihni fotografinë e plotë”

Në qoftë se Netanyahu refuzon të takohet me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, e cila është aleatja më e afërt e Izraelit në Evropë, atëherë tensionimet mes dy vendeve do të përshkallëzohen.

Në muajin shkurt ishte njoftuar për anulimin e vizitës së planifikuar më 10 maj të Kancelares gjermane, Angela Merkel në Izrael.

Pretendohej se Merkel e anuloi këtë vizitë në shenjë proteste ndaj projektligjit të miratuar në Knessetin e Izraelit sipas të cilit “vendbanimeve të ndërtuara në territoret e pushtuara palestineze u sigurohet mbrojtje ligjore”.

Ndërkaq zyrtarët izraelit dhe gjerman nuk kanë bërë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje.



Lajme të ngjashme