Pekini i kërkon Uashingtonit vetëpërmbajtje përballë Koresë e Veriut

Presidentin kinez, Xi Jinping, në një bisedë telefonike që pati të hënën me Presidentin amerikan, Donald Trump, i kërkoi këtij të fundit vetëpërmbajtje dhe shmangie nga përkeqësimi i situatës në Gadishullin Korean.

k.kore'den avustralya'ya nükleer saldırı tehdidi.jpg
abd kuzey kore
abd k.kore uçak gemisi.jpg
kuzey kore.jpg
kuzey kore.jpg
kuzey kore bm.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me Presidentin kinez, Xi Jinping dhe Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, për të diskutuar për Korenë e Veriut dhe mbi shqetësimet që mund të shkaktojë një test tjetër bërthamor.

Xi i kërkoi presidentit amerikan të japë prova vetëpërmbajtjeje përballë Koresë së Veriut”, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

“Ai deklaroi se Kina kundërshton çdo shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe shpreson që palët të vetëpërmbahen dhe të shmangin përkeqësimin e situatës në Gadishullin Korean”, shtoi agjencia e lajmeve Xinhua.

“Kina shpreson që të gjitha palët të japin prova të vetëpërmbajtjes dhe të kundërshtojnë çdo veprim që rrit tensionet në gadishull”, deklaroi Xi, sipas komunikatës së Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

Presidenti amerikan, Donald Trump diskutoi gjithashtu edhe me kryeministrin japonez, Shinzo Abe për Korenë e Veriut.

Abe deklaroi se i kishte bërë të ditur presidentit amerikan se programi bërthamor dhe balistik koreano-verior përbënte një kërcënim të madh për Japoninë dhe komunitetin ndërkombëtar.

Kreu i qeverisë japoneze përshëndeti faktin që administrata Trump kishte nënvizuar se të gjitha mundësitë ishin në tryezë përballë Phenianit.

“Ne pranojmë për të kërkuar me forcë vetëpërmbajtje nga ana e Koresë së Veriut që vazhdon të përsërisë aktet provokuese të rrezikshme”, deklaroi Abe.



Lajme të ngjashme