Francë - Macron dhe Le Pen në turin e dytë të presidencialeve

Asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të marr shumicën absolute prej 50% të votave në turin e parë të zgjedhjeve.

Francë - Macron dhe Le Pen në turin e dytë të presidencialeve

Pas votimeve të bëra në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura dje në Francë, lideri i Partisë Në Lëvizje (En Marche), Emmanuel Macron dhe liderja e Frontit Kombëtar (FN), Marine Le Pen arritën të kualifikohen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.  

Asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të marr shumicën absolute prej 50% të votave në turin e parë të zgjedhjeve.

Sondazhet tregojnë se Macron kryeson me 23,7 për qind, i ndjekur nga Le Pen me 21,7 për qind. Kandidati konservator Francois Fillon dhe i së majtës ekstreme Jean-Luc Melenchon të dy morën me nga 19,5 për qind të votave.

Për herë të parë në zgjedhjet presidenciale nga gara janë eliminuar partia e qendrës së djathtë dhe e qendrës së majtë.

Kandidati i qendrës Emmanuel Macron do të përballet me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në balotazhin e 7 majit të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Pjesëmarrja duket e ngjashme si me zgjedhjet e vitit 2012, që ishte rreth 80 për qind.

Pritet që rezultatet zyrtare të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale të publikohen nga Këshilli Kushtetues më 26 prill ditën e mërkurë në orën 20.00 sipas orës lokale.

Lideri i Partisë Në Lëvizje, Emmanuel Macron në fjalën e tij drejtuar zgjedhësve në kryeqytetin Paris, në rast të fitores premtoi bërjen e reformave të sistemit, i cili paraqet pengesë në zgjedhjen e problemeve.

“Detyra ime më e madhe do të jetë bashkimi i të gjithë francezëve”, deklaroi Macron, ndërsa shtoi se do ti paraprijë edhe ndërtimit të një France dhe Bashkimit Evropian më të fuqishëm.

Ndërkaq edhe liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen pas publikimit të rezultateve të para jo-zyrtare nga qendra prej nga ishte udhëhequr fushata e saj zgjedhore falënderoi votuesit ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kemi kapërcyer fazën e parë e cila do të çojë popullin francez në pallatin Elysee. Ky është një mundësi e cila vjen për herë të parë. Globalizimi i egër kërcënon qytetërimin tonë”.

Marine Le Pen gjithashtu shtoi se turi i dytë i votimeve është i rëndësisë jetike dhe vijoi duke thënë se “Ose do të ketë emigrime masive, parregullsi, lëvizja e lirë e terroristëve sikurse më herët, ose do të zgjedhim një Francë, e cila mbron identitetin tonë me kufi të mbyllur dhe e dalë nga Bashkimi Evropian”.

Ndërkohë pas sondazheve politikanët francezë bënë thirrje për të mos votuar për lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen dhe të votojnë për zgjedhjen e Macron-it për president.

Kryeministri Bernard Cazeneuve, Ministri i Jashtëm Jean-Marc Ayrault, kandidati i Partisë Socialiste, Benoit Hamon, kandidati i Partisë Republikane, Fraçois Fillon, kryetarja e Bashkisë së Metropolit të Parisit, Anne Hidalgo dhe ish-Kryeministri Manuel Valls janë në mesin e emrave të cilët bënë thirrje për të votuar për Macron-in në raundin e dytë.

Në anën tjetër sipas sondazhit të televizionit publik France 2, në raundin e dytë të zgjedhjeve ku do të garojnë të dy kandidatët në fjalë, Macroni do të fitoj 62%, ndërsa rivalja e tij Marine Le Pen do të marr 38% të votave.

Kandidati i cili do të fitojë në turin e dytë do të marr në dorëzim detyrën e presidentit nga François Hollande më 14 maj.



Lajme të ngjashme