E djathta franceze pëson humbje historike në zgjedhjet presidenciale

Kampi konservator i kryesuar nga François Fillon është përballur me një dështim historik e moral në turin e parë të zgjedhje presidenciale në Francë, gjë e paparë që nga 1958.

macron fransa.jpg
Macron ve Le Pen
fransa cumhurbaşkanı seçim.jpg
fransa_secim_karti_genel.jpg
Fransa cumhurbaşkanlığı seçimleri adaylar

Dështim historik, dështim moral, krerët e kampit konservator të François Fillon shprehën keqardhje për eliminimin e të djathtës që në turin e parë, që nuk ishte parë në Francë që prej vitit 1958.

Të renditur të tretët në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, ish-kryeministri (2007-2012) pësoi një humbje të thellë pavarësisht përpjekjeve për të kapërcyer skandalin e punësimeve fiktive të dyshuara akorduar familjes së tij.

“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mia, pavarësisht vendosmërisë time nuk munda t’i mund”, pranoi ai të dielën në mbrëmje, pas rezultatit që e priti si një tërmet në familjen e tij politike.

“Ky dështim është gabimi im. Kërkoj të votoni për Emmanuel Macron sepse abstenimi nuk është në gjenet e mia”, shtoi ai dje në mbrëmje.

Me një rezultat prej 20 për qind, konservatori 63-vjeçar u rendit i treti, shumë prapa kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron dhe drejtueses së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Ai u rendit para Jean-Luc Melenchon (ekstremi i majtë).

Ish-presidenti i UMP-së, Jean-François Cope, theksoi dje se e djathta po përjetonte 21 Prillin e saj.

Më 21 prill 2002, kandidati socialist, Lionel Jospin u eliminua që në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale ndërkohë që ai i Frontit Kombëtar, Jean-Marie Le Pen arriti në turin e dytë përballë presidentit në ikje Jacques Chirac (RPR), rizgjedhur menjëherë.

“Ishte një luftë e njohur për të djathtën dhe që përfundoi me një dështim për të ardhur keq. E djathta u fshi, ashtu si partia socialiste gjatë këtyre zgjedhjeve dhe duhet të nxjerrin mësime”, theksoi Cope.



Lajme të ngjashme