Rreth 140 ushtarë afganë të vrarë pas sulmit në bazën ushtarake

Më shumë se 140 ushtarë afganë u vranë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi në bazën e tyre nga talebanët pranë qytetit të madh në veri, Mazar-e-Sharif, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë amerikane në Kabul.

“Sulmi zgjati disa orë”, sipas këtij zëdhënësi, i cili refuzoi të identifikohej.

Në një komunikatë, gjenerali amerikan, John Nicholson, i cili drejton operacionin e NATO-s “Resolute Support” theksoi se sulmi kishte si shënjestër persona gjatë faljes në xhami dhe të tjerë në mencën e bazës 209 të Trupave të Ushtrisë afgane, pranë Mazar.

Gjenerali bëri homazhe për komandot afgane që i dhanë fund këtyre krimeve duke sinjalizuar dhe fundin e operacionit.

Lajme të ngjashme