Koment – Si arriti May të mbante sekret planin e saj për zgjedhje të parakohshme?

Shumë pak analistë dhe politikanë prisnin që Kryeministja kritanike, Teresa May, të bënte thirrje për zgjedhje të përgjithshme të martën, një lajm i ruajtur mirë nga rrjedhja e informacionit mediatik deri në momentin e fundit...

Koment – Si arriti May të mbante sekret planin e saj për zgjedhje të parakohshme?

Shumë pak analistë dhe politikanë prisnin që Kryeministja kritanike, Teresa May, të bënte thirrje për zgjedhje të përgjithshme të martën, një lajm i ruajtur mirë nga rrjedhja e informacionit mediatik deri në momentin e fundit para fjalimit të saj në “10 Downing Street”,  në Londër.

May tha se vendimi ishte marrë gjatë fundjavës së pashkëve, edhe pse kishte lënë të kuptohej gjatë një interviste se një gjë e tillë i kishte shkuar në mendje gjatë javëve të fundit.

Shumë prej njoftimeve të fundit të Mayt mbi çështje të rëndësishme ishin bërë të ditura ose kishin dalë më parë, kështu që shumë prej vëzhguesve pyesin se si ia ka dalë mbanë ta ruajë këtë sekret deri në minutën e fundit.

Kryeministrja May bën thirrje për zgjedhje të parakohshme | TRT Shqip

Kryeministrja May bëri një deklaratë surprize ku tha se pas Brexitit, vendi i saj ka nevojë për siguri, stabilitet dhe një udhëheqje të fortë...

Në një intervistë në televizionin “ITV”, May tha se ndërsa qeveria e saj po bënte përpjekje të kalonte në Parlament projektligjin për të aktivizimin e nenit 50 të Traktaktit të Lisbonës, nisjen e negociatave dyvjeçare për Brexit-in, ajo kishte vënë re “përpjekjet potenciale të kundërshtarëve politikë për të vënë në rrezik ose për të ndrydhur të ardhmen e procesit”.

“Para pashkëve kalova disa ditë duke shëtitur me bashkëshortin në Uells, u mendova gjatë rreth kësaj dhe arrita në përfundimin se për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe me stabilitet zhvillimi i zgjedhjeve ishte rruga për ta arritur”, tha May për televizionin “ITV”.

Vendimi i saj ishte kundërshtues, pasi May është vetëparaqitur si një politikane funksionale, e cila gjithnjë mban fjalën dhe ndjek qëllimet e saj politike në mënyrë të palëkundur.

Ajo kishte deklaruar me vendosmëri dhe vazhdimisht se nuk do të zhvillonte zgjedhje të përgjithshme para përfundimit të përcaktuar të mandatit parlamentar në 2020.

Ligjbërës të tjerë të Partisë Konservatore të Kryeministres May, madje edhe pjesa më e madhe e kabinetit të saj, qartësisht nuk ishin në dijeni të këtij ndryshimi deri në prononcimin e saj të martën e kaluar.

BE-ja: Zgjedhjet britanike s'ndryshojnë kalendarin e negociatave për Brexit-in | TRT Shqip

Zgjedhjet e parakohshme britanike të 8 qershorit, të njoftuara të martën nga Kryeministrja Theresa May, nuk do të ndryshojnë planet e 27-ve për negociatat e ardhshme të Brexit-it, bëri të ditur një zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian...

“Unë u thoja të tjerëve se kjo gjë nuk do të ndodhte”, tha konservatori Steve Double në Parlament të mërkurën.

“Ministri i Financave, Philip Hammond dhe sekretari për Brexit-in, David Davis, ishin midis atyre të paktëve kolegë, të cilët u këshilluan gjerësisht”, sipas rrjetit publik të transmetimeve “BBC”.

Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson dhe ministrja e Brendshme, Amber Rudd, siç duket, ishin informuar shkurtimisht para takimit të kabinetit të Kryeministres May, të martën në mëngjes.

“Por ministra të tjerë të pranishëm në mbledhjen e kabinetit, si pjesa tjëtër e vendit, nuk kishin asnjë ide se çfarë May do të bëntë dhe ishin qartësisht të tronditur kur ajo ua komunikoi”, tha “BBC”.

Thuhej se anëtarët e kabinetit u mbajtën në dhomën e mbledhjes ndërkohë që May bëri lajmërimin drejtpërdrejt në televizion.

Gazeta “The Guardian” citoi se, pavarësisht që shefja e qeverisë nuk u kishte treguar më parë kolegëve, burime të paidentifikuara thonë se May kishte marrë në konsideratë thirrjen për zgjedhje prej disa javësh dhe “gjithçka që kishte bërë ishte ndarja e mendjes më parë sesa të përdorte pushimet për marrjen e vendimit”.

Parlamenti britanik miraton zgjedhjet e parakohshme | TRT Shqip

Parlamenti britanik miratoi të mërkurën kërkesën e kryeministres konservatore Theresa May për të zhvilluar legjislative të parakohshme më 8 qershor me qëllimin për të pasur një pozicion më të mirë për të negociuar Brexit...

“Ideja kishte qenë një sekret i ruajtur fort, i diskutuar vetëm në mes të një grupi këshilluesish të ngushtë, madje edhe anëtarët më të vjetër të partisë e morën vesh vetëm të martën”, shkruan e përditshmja me seli në Londër.

Duke ndryshuar shumë pak nga televizioni “BBC”, thuhet se May i ka treguar Davis, Johnson, Rudd dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit për vendimin e saj gjatë një numri takimesh individuale përpara mbledhjes së kabinetit, ditën e martë.



Lajme të ngjashme