Francë-Një polic vritet dhe dy të tjerë plagosen pas sulmit në Champs Elysees

Një polic dhe sulmuesi mbetën të vrarë nga një shkëmbim zjarri në Champs Elysees.

Francë-Një polic vritet dhe dy të tjerë plagosen pas sulmit në Champs Elysees
Tronditet Franca, 3 ditë përpara zgjedhjeve
Tronditet Franca, 3 ditë përpara zgjedhjeve

Sulmi i armatosur në një nga vendet më të frekuentuara nga turistët e vendit dhe të huaj ka ngjallur frikë tek populli. Një polic ka vdekur dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një person hapi zjarr kundër policisë dje rreth orës lokale 19:00 në Paris në Champs Elysees.

Të paktën një polic ka vdekur pasi një person hapi zjarr kundër policisë dje rreth orës lokale 19:00 në Paris në Champs Elysees.

Sipas forcave të policisë një nga sulmuesit është neutralizuar ndërsa tjetri është në arratisje.

Organizata terroriste DAESH ka marrë përsipër sulmin që ndodhi mbrëmë në Champs Elysees ku një polic mbeti i vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

“Rreth orës 19:00 GMT disa policë u shënjestruan nga një person me armë automatike në zonën më turistike të Parisit. Një nga policët u vra dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa sulmuesi mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarrit”, sipas burimeve policore.

“Autori i sulmit në Champs Elysees në qendër të Parisit është Abu Yussef nga Belgjika dhe është një nga terroristët e DAESH-it”, njofton DAESH-i nëpërmjet organit të tij të propagandës Amaq.

Franca është goditur në vitin 2015 dhe 2016 nga një seri atentatesh terroriste që kanë shkaktuar gjithsej vdekjen e 238 personave.



Lajme të ngjashme