Gjermani – Angela Merkel sërish në krye të sondazheve për zgjedhjet e shtatorit

Partia konservatore e Kancelares gjermane, Angela Merkel, vazhdon të qëndrojë në krye të pëlqimeve, sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën, më pak se gjashtë muaj nga votimet në ekonominë më të madhe të Evropës...

Gjermani – Angela Merkel sërish në krye të sondazheve për zgjedhjet e shtatorit

Partia konservatore e Kancelares gjermane, Angela Merkel, vazhdon të qëndrojë në krye të pëlqimeve, sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën, më pak se gjashtë muaj nga votimet në ekonominë më të madhe të Evropës.

Partia Socialdemokratee qendrës së majtë (SPD) pati një rritje të pëlqimeve pas zgjedhjes së Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz, në janar, për të konkuruar Angela Merkelin në zgjedhjet gjermane në shtator.

Gjermani - SPD-ja fiton 8 pikë në sondazhe falë kandidimit të Martin Schulz | TRT Shqip

Emërimi i Martin Schulz për të drejtuar Partinë Socialdemokrate (SPD) në garën elektorale kundër Kancelares gjermane, Angela Merkel, ka gjeneruar mbështetje për partinë e qendrës së majtë...

Por sondazhet nga “INSA” dhe “Forsa” treguan se i ashtuquajturi efekti Schulz u zhduk sapo SPD-ja hyri në zgjedhjet e pjessjme një muaj më pas, shtetin e vogël verior Schleswig-Holstein dhe në Renani Veriore-Vestfali, shteti më i populluar në Gjermani.

Sipas “Forsa”, Partia Kristiandemokrate (CDU) dhe simotra bavareze, Unioni Socialdemokrat (CSU), vazhdojnë të kryesojnë me 36 për qind të pëlqimeve; ndërsa SPD-ja është bllokuar në 30 për qind.

Mirëpo surpriza e madhe në këto zgjedhje, sipas sondazheve, pritet të jetë partia kundër emigrantëve, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila shfaqet si partia e parë e ekstremit të djathtë që hyn në Bundestag që prej Luftës së II Botërore.



Lajme të ngjashme