Seperatistët e Sudanit Jugor marrin peng 10 punonjës të OKB-së

Daniel Ruiz, përfaqësuesi i Misionit të Stabilizimit pranë OKB-së (MONUSCO) njoftoi se punonjësit e OKB-së janë marr peng në kompleksin e MONUSCO-s në rajonin Munigi.

716262
Seperatistët e Sudanit Jugor marrin peng 10 punonjës të OKB-së

Separatistët e Sudanit Jugor në Republikën Demokratike të Kongos kanë marrë peng afër dhjetë punonjës të Kombeve të Bashkuara (OKB). 

Daniel Ruiz, përfaqësuesi i Misionit të Stabilizimit pranë OKB-së (MONUSCO) për provincën e Kivus Veriore, në një deklaratë të bërë njoftoi se separatistët kanë marrë peng dhjetë punonjës të OKB-së në kompleksin e MONUSCO-s në rajonin Munigi. 

Ruiz tha se separatistët kanë rrëmbyer pjesëtarët e stafit në mënyrë që të mos kthehen në shtetin e tyre, duke shtuar se janë në përpjekje për të rënë dakord me separatistët, të cilët, siç tha ai, kërkojnë të shkojnë në Uganda, Kenia apo Etiopi.

Në kampin në Munigi jetojnë rreth 500 separatistë sudanezojugor.

Qeveritë e Sudanit Jugor dhe të Republikës Demokratike të Kongos, javën e kaluar arritën në marrëveshje për ekstradimin e 8 ish-anëtarëve të Lëvizjes Çlirimtare Popullore të Sudanit (SPLM-N) të ish-zëvendëspresidenti Riek Machar.



Lajme të ngjashme