Zgjedhjet presidenciale në Francë – Rritet pasiguria përpara raundit të parë

Favoritë në sondazhe, por në pozitë të pasigurtë, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen dolën në publik për t'iu përgjigjur pyetjeve të shumta me një diferencë prej disa orësh në takimet e tyre elektorale në Paris...

715071
Zgjedhjet presidenciale në Francë – Rritet pasiguria përpara raundit të parë

Favoritë në sondazhe, por në pozitë të pasigurtë, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen dolën në publik për t'iu përgjigjur pyetjeve të shumta me një diferencë prej disa orësh në takimet e tyre elektorale në Paris.

Ata filluan në këtë mënyrë javën e fundit vendimtare përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ndërsa anketime të ndryshme vënë në pah një ngushtim të një pozicionimi të dyfishtë në krye, shkak i një elektorati mjaft të pavendosur. Menaxhimi i garës finale do të jetë vendimtar deri të premten në mesnatë, fundi zyrtar i fushatës elektorale.

Në stanjacion, me një rënie të lehtë, Emmanuel Macron (qendër) dhe Marine Le Pen (ekstremit të djathtë), të ndjekur nga shumë afër nga kandidati i së majtës radikale, Jean-Luc Melenchon dhe konservatori François Fillon, mbeten në kërkim të një dinamike të re.

Macron, kandidati i sloganit “Në Lëvizje!”, realizoi pasditen e të hënës takimin më të madh të fushatës në një sallë me rreth 20.000 vende, në afërsi të Ministrisë së Ekonomisë, të cilëln ai drejtoi për dy vite përpara se të largohej nga qeveria socialiste për të nisur fushatën elektorale.



Lajme të ngjashme