Rusi – Arrestohet një tjetër i dyshuar për atentatin në metronë e Shën-Petërburgut

Policia ruse arrestoi të martën në afërsi të Moskës një të dyshuar se ka ndihmuar në përgatitjen e sulmit me bombë të 3 prillit në metronë e Shën-Petërburgut...

Rusi – Arrestohet një tjetër i dyshuar për atentatin në metronë e Shën-Petërburgut

Policia ruse arrestoi të martën në afërsi të Moskës një të dyshuar se ka ndihmuar në përgatitjen e sulmit me bombë të 3 prillit në metronë e Shën-Petërburgut.

Siç bën të ditur Shërbimi i Sigurimit Federal të Rusisë (FSB), Abror Azimov, lindur në vitin 1990 në vendet e Azisë Qendrore, u ndalua në rajonin Odintsovo, në perëndim të Moskës, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e atentatit në metronë e qytetit Shën-Petërburg.

Ai është i arrestuari i nëntë për sulmin, i cili u mori jetën 15 personave dhe plagosi mbi 40 të tjerë më herët gjatë muajit.

Sulmi u krye nga 22-vjeçari Akbarjon Jalilov, një shtetas rus me origjinë kirgize. Personi i arrestuar të martën dyshohet të ketë stërvitur Jalilovin për të përgatitur dhe realizuar sulmin kamikaz.

Në momentin e arrestimit, 27-vjepari Azimov kishte me vete një pistoletë dhe një çantë, në të cilën ndodheshin dy telefona celularë.

Tetë të arrestuarit e tjerë në lidhje me sulmin janë gjithashtu nga vendet e Azisë Qendrore.



Lajme të ngjashme