Lavrov: Uashingtoni të heqë dorë nga veprimet e njëanshme për çështjen e Koresë së Veriut

Rusia aspiron që SHBA të mos veprojë në mënyrë të njëanshme për zgjidhjen e problemit të programeve balistike dhe bërthamore koreanoveriore, pohoi të hënën ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov.

Lavrov: Uashingtoni të heqë dorë nga veprimet e njëanshme për çështjen e Koresë së Veriut

“Shpresoj që të mos ketë veprime të njëanshme si ato që kemi konstatuar së fundmi në Siri”, deklaroi Lavrov gjatë një konference të përbashkët shtypi në Moskë me homologun senegalez Mankeur Ndiaye, duke iu referuar bombardimit të një baze të ushtrisë siriane nga Uashingtoni.

“Nuk do të pranojmë aventura bërthamore dhe balistike të Phenianit në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, por kjo nuk do të thotë se tani është e mundur për të shkelur të drejtën ndërkombëtare duke përdorur forcën kundër Koresë së Veriut”, vijoi ai.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence deklaroi të hënën gjatë një vizite në zonën e çmilitarizuar (DMZ) që ndan dy Koretë se SHBA aspiron për të arritur sigurinë me anë të mjeteve paqësore, përmes negociatave, megjithëse të gjitha opsionet e mundshme ishin në tryezëpër zgjidhjen e krizës me Korenë e Veriut.



Lajme të ngjashme