Pekini: Çdo moment mund të fillojë një konflikt me Korenë e Veriut

Një konflikt mund të fillojë në çdo moment në Korenë e Veriut, paralajmëroi ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi, pas kërcënimeve të reja të Donald Trump kundër regjimit të Phenianit.

Pekini: Çdo moment mund të fillojë një konflikt me Korenë e Veriut

“Dialogu është zgjidhja e vetme”, deklaroi Wang gjatë një konference për shtyp në Pekin në prani të homologut të tij francez, Jean Marc Ayrault, një ditë pas deklaratave të presidentit amerikan që premtonte se problemi koreanoverior do të trajtohej.

“Kushdo që do të shkaktojë një konflikt në Gadishullin Korean duhet të marrë përsipër një përgjegjësi historike dhe të paguajë çmimin”, theksoi ministri kinez.

“Në dosjen bërthamore koreanoveriore, fituesi nuk do të jetë kush mban fjalimet më të forta apo kush tregon më shumë muskujt. Nëse ndodh një luftë, rezultati do të jetë një situatë ku askush nuk do të dalë fitues”, paralajmëroi Wang, pa cituar kërcënimet e fundit të presidentit amerikan.



Lajme të ngjashme