Lavrov: Përsëritja e sulmeve të ShBA-së në Siri do të sjellin pasoja serioze

Ministri Lavrov për herë të parë pas sulmit ndaj bazës ajrore të regjimit në Shajrat u takua me homologun e tij sirian, Velid Mualim dhe atë iranian, Muhammed Xhevad Zarif.

Lavrov: Përsëritja e sulmeve të ShBA-së në Siri do të sjellin pasoja serioze

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi që në qoftë se përsëriten sulmet e javës së kaluar ndaj Sirisë të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë kjo me vete do të sjell edhe pasoja serioze.

Ministri Lavrov për herë të parë pas sulmit ndaj bazës ajrore të regjimit në Shajrat u takua me homologun e tij sirian, Velid Mualim dhe atë iranian, Muhammed Xhevad Zarif.

Pas takimit të zhvilluar në kryeqytetin Moskë të Rusisë, Lavrov së bashku me Muallim dhe Zarif dolën para kamerave. Në prononcimin e tyre u përsërit që sulmet e ShBA-së ndaj Sirisë i perceptojnë si “akt të agresionit” dhe “shkeljen e të drejtës ndërkombëtare”.

Lavrov nënvizoi se Moska, Damasku dhe Teherani janë të mendimit që Uashingtoni duhet të respektoj sovranitetin e Sirisë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Këmbëngulim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj duhet të respektojnë sovranitetin e Sirisë dhe që ngjarja e ndodhur më 7 prill të mos përsëritet. Sepse përsëritja e një akti të tillë do të sjell me vete probleme shumë serioze edhe nga aspekti rajonal edhe nga ai global”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmeve të regjimit me armë kimike ndaj Idlibit goditën me raketa Tomahawk bazën ajrore Shajrat që ndodhet në afërsi të qytetit Humus.



Lajme të ngjashme