Korea e Veriut sfidon ShBA-të për luftë

Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Han Song Ryol deklaroi se vendi i tij do të mund të hyjë në luftë në qoftë se këtë e dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Korea e Veriut sfidon ShBA-të për luftë

Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Han Song Ryol deklaroi se vendi i tij do të mund të hyjë në luftë në qoftë se këtë e dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një reportazh të posaçëm të dhënë në kryeqytetin Phenian për agjencinë e lajmeve Associated Press, Zëvendësministri i Jashtëm, Han Song Ryol, përgjegjës për çështjet e ShBA-së, deklaroi se postimet në Twitter nga ana e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe stërvitjet e zgjeruara ushtarake shkaktuan rritjen e tensioneve në gadishullin korean.

“Turmp gjithmonë provokon me deklaratat e tij agresive. Republika Popullore Demokratike e Koresë nuk është ajo që shkakton probleme, por janë ShBA-të dhe Trump”, deklaroi Han.

Zëvendësministri i Jashtëm gjithashtu bëri të ditur se ka krahasuar politikat e Trump-it ndaj Koresë së Veriut me ato të ish-Presidentit Barak Obama, ndërsa shtoi se kanë ardhur në përfundim që këto politika kanë filluar të bëhen më agresive në krahasim me ato të Presidentit Obama.

Han paralajmëroi ShBA-të për të mos provokuar ushtrinë e Koresë së Veriut, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne do të hyjmë në luftë nëse duan ata. Aktualisht në duar kemi armë parandaluese nukleare”.

Ai gjithashtu theksoi se nuk do të rrinë duarkryq që qoftë se ballafaqohen me sulme parandaluese të ShBA-së.



Lajme të ngjashme